Luizi as që e imagjinon se cfarë po ndodh me të në Tik Tok. Foto

Këngëtari Luiz Ejlli ka arritur që brenda pak javësh të kthehet në një ndër emrat më të komentuar dhe më të kërkuar në media sociale, hyrja e tij në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania ka zgjuar kureshtjen edhe më shumë për këtë format dhe çdo veprim apo fjalë e tij bëhet virale.

Rrjetet sociale janë ‘pushtuar’ nga këngëtari dhe është gati e pamundur që të mos hasni në ndonjë video ku ai bën batuta apo i sfidon banorët e tjerë të shtëpisë, se është ndër personat më të kërkuar edhe në TikTok kjo mund të konfirmohet me një kërkim i thjesht me emrin e tij.

Vetëm në platformën e TikTok-ut emri i Luiz Ejllit ka më shumë se 644 milionë ‘hashtag’-s ndërsa ka mbi 87 milionë MS të tjerë ndërkohë në anën tjetër edhe këngët e tij të publikuara vite më parë kanë shënuar rritje enorme klikimesh në kanalet e YouTube.

Kënga “Zjarr e ftohtë” me të cilën artisti përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision 2006” numëronte mbi 200 mijë klikime teksa tani ka arritur milionëshin e parë, një gjë është e sigurt, që Luizi nga shtëpi e famshme e Big Brother VIP Albania do të dalë me një famë shumë herë më të madhe se ajo me të cilën hyri.