Ditën e sotme janë anuluar të gjitha fluturimet nga Rinasi drejt Italisë.
Kjo për shkak të grevës së punonjësve të personelit ajror në Itali.
“TIA njofton se si pasojè e grevès sè personelit tè trafikut ajror nè Itali, fluturimet drejt dhe nga aeroportet e Italisè ( Bari, Bolonja, Ankona, Bergamo, Verona, Milano Malpensa, Genova, Rimini,Roma) pèr ne Aeroportin Nderkombetar te Tiranès (TIA) do tè anullohen per ditèn e sotme.
Nga ky njoftim pèrjashtohen:
Fluturimet Ambulance, Medvac,
Fluturimet e Kerkim Shpètimit,Fluturimet Humanitare
Ju lutemi pasagjerève qè kanè fluturim sot drejt destinacioneve tè mèsipèrme tè komunikojnè paraprakisht me kompanitè ajrore respektive pèr tè verifikuar statusin e fluturimit tè tyre para se tè nisen pèr nè aeroport,” njoftoi Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës.