Ky eshte produkti qe ul temperaturën e lartë dhe qetëson kollën e vazhdueshme

Stina e dimrit përkon me shfaqjen e virozave, të ftohurës, infeksioneve e bajameve të acaruara. Në shumicën e rasteve, kurat për trajtimin e këtyre problemeve shëndetësore janë farmaceutike, ku mund të përmendim antibiotikët apo medikamentet e ndryshme që pihen në formë çaji. Por neve do t’ju tregojmë si të përdorni uthullën e mollës për të ulur temperaturën dhe kollën.

Shurup për kollën

Përzieni sasi të barabarta të mjaltit dhe uthullës së mollës. Konsumoheni herë pas here dhe do të vëreni se si aroma e të dy përbërësve do të zhbllokojë rrugët e frymëmarrjes dhe do të shpërbëjë sekrecionet. Uthullën e mollës mund ta përzieni edhe me ujë në sasi të barabarta e të konsumoni nga një lugë gjelle 3-4 herë në ditë.

Uthulla ul temperaturën

Nëse keni temperaturë rë lartë mos hezitoni të përdorni uthullën e mollës. Nëse aroma e saj mund t’ju duket e rëndë, mund ta holloni me ujë. Një tjetër mënyrë është si më poshtë: Në një legen hidhni një gotë uji me uthull dhe dy gota të njëjta me ujë. Merrni një palë çorape të trasha, mundësisht nga ato që zgjaten deri tek gjuri dhe futini në legen. Pasi të jenë lagur mirë, shtrydhini dhe vishini. Këmbët mbështillini me qese plastike dhe mbajini për 10-15 minuta. Këtë trajtim krejtësisht natyral mund ta përsërisni disa herë sepse uthulla ul temperaturën duke përthithur nxehtësinë nga këmbët.