Ky është 23-vjeçari shqiptar që u vra nga ish burri i 37 vjeçares me të cilën bashkëjetonte. Foto

0
7389

Itali- Publikohet foto e Flonino Mërkuri, 23 vjeç i cili u vra nga ish burri i të dashurës, Vera Myrtaj 37 vjeçe.

I riu u vra për shkak të xhelozisë. Ish bashkëshorti, Viron Karabollaj, 40 vjeç, i cili është autori i ngjarjes, vrau veten dhe u gjet në baraken e kompanisë ku punonte. Gjithçka ndodhi në banesën ku jetonte më parë Vironi, por pas ndarjes rreth 3 vite më parë, Vera qëndronte vetëm me dy vajzat e saj 15 dhe 13 vjeçe derisa u njoh me 23-vjeçarin.

Prej 1 viti e gjysmë, pjesë e familjes ishte bërë dhe i dashuri i saj Flonino, xhelozia për të cilin dyshohet se ka shtyrë ish burrin të kryejë krimin.

Ajo punonte si estetiste në shtëpi që dy vajzave të mos i mungonin asgjë. Ajo dhe ish-burri kishin marrë shtëpinë në Spinea dhe ndër vite investuan mijëra euro për ta përshtatur me nevojat e vajzës së tyre më të vogël 13-vjeçare, me aftësi të kufizuara në karrocë.

Fqinjët kanë deklaruar se ishte grua dhe nënë e mirë. Më e rëndë është dëshmia e tyre ku thuhet se kishin dëgjuar britma gjatë natës, në momentin e ngjarjes.