Ky dimer pritet te jete i veshtire. Kush ngrohet me kondicioner pritet te marr gjobe.

Pritet qe ky dimer te jete i veshtire pasi enerjia elektrike dhe gazi do et kene rritje cmimesh dhe per here te pare nuk do te jete e mjaftueshme per shtet te ndryshme te evropes.

Pritet qe dritat e rrugëve, fasadat e ndërtesave publike dhe monumentet nëpër qytetet europiane do te jene ne erresir pasi ne oret e vona te nates ato do te fiken.

Nga data 1 shtator porta e Brandenburgut, monumenti ikonë i Berlinit nuk ndriçohet më pas orës 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit, po ashtu edhe monitorët e reklamave apo ndriçimi i vitrinave.

Ky është normaliteti i ri për gjithë Europën, që po përballet me krizën më të rëndë të energjisë që prej luftës së dytë botërore.

Lufta ne Ukrain ka hapur shume probleme ne te gjithe eropen dhe Rusia do te mbyll gazin kete dimer per te gjithe vendet europiane.

Bashkimi Europian ka vendosur uljen me 15% të konsumit të gazit. Për të kursyer energji, vende si Franca do të gjobisin të gjitha bizneset që ngrohen me kondicioner, me deri 750 euro, nëse mbajnë dyert hapur.

Në Spanjë dhe Itali, temperatura e ngrohjes me kondicioner nuk lejohet më e lartë se 27 gradë Celcius për t’u freskuar dhe më shumë se 19 gradë për t’u ngrohur në ndërtesa publike.

Ndaj pergatituni per nje dimer ndryshe kete vit.