Dollari amerikan ka regjistruar një humbje prej 1.5 pikë nga rritja e fortë e dy ditëve më parë teksa është blerë sot me 116 lekë dhe është shitur me 117.7 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Paundi britanik gjithashtu ka pësuar rënie të ndjeshme të kuotës teksa është blerë sot me 137 lekë dhe është shitur me 138.5 lekë në raport me një ditë më parë.
Monedha europiane ka pasur edhe ajo një zhvlerësim të kuotës në raport me monedhën vendase teksa blihet sot me 116.5 lekë dhe shitet me 117.2 lekë krahasuar më ditën e mërkurë.
Franga zvicerane nuk bën përjashtim pasi ka shënuar edhe ajo rënie të vlerës teksa blihet me 120 lekë dhe shitet me 121 lekë në raport me dje referuar tregut të brendshëm valutor.