Kryeu mardhenie me 13 vjecaren. E gjen belaja te riun ne Pogradec diten e sotme

0
4999

Një 23-vjeçar në Pogradec është vënë në pranga nga policia pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare. Burime për Abc bëjnë me dije se familja dhe vajza jetojnë në Greqi prej më shumë se 3 vitesh.

Sipas të dhënave, e mitura është shoqëruar me dëshirë me djalin por e ka gënjyer për moshën. Ai ka treguar në komisariat se flisnin prej disa ditësh në Facebook, ndërsa dje ishin takuar për herë të parë dhe kishin kryer marrëdhënie.

Familja e të miturës kishte shkuar në polici pasi nuk po gjenin vajzën, sepse nuk ishte kthyer në shtëpi për orë të tëra. Përpara grupit hetimor e mitura ka deklaruar se e gjitha ka ndodhur me dëshirën e saj dhe nuk ka bërë denoncim. Megjithatë policia ka qenë e detyruar të kryejë procedurat për shkak të moshës së saj.

Burimi: Abc New