Një emigrant shqiptar në Itali ka mbetur pa fjalë ditën e sotme pas një rrebeshi të furishëm breshëri që ra në Casamassima të Barit në Itali.
Qytetari ka dërguar foto dhe video ku dëmi i shkaktuar nga breshëri duket qartë.
Xhami i parë i makinës së tij është bërë gati “copash” nga plasaritjet e mëdha për shkak të breshërit.
Ndërkohë nga fotot duket se kokrrat e rëna janë të një madhësie të konsiderueshme.
Qytetari ka dërguar edhe një video ku sqaron situatën.