Kjo eshte mamia që mori pjesë në lindjen e 352 foshnjave gjatë vitit 2022

Ajo rrëfen për lidhjen e saj me profesionin ndërsa, e kujton edhe një moment të cilin thotë se nuk mund ta largojë kurrë nga mendja.

Shpresa Shala ka 37 vjet që punon si mami. Por për të, ky profesion është edhe përtej përgjegjësisë që bart.

“Së pari kur kam qenë në shkollë të mesme, unë atëherë i kam dashtë fëmijët shumë. Dhe gjithmonë kom dashtë mu bo mami, për me i prek fëmijët për herë të parë me i pas në dorë”, thotë Shala, për Tëvë1.

Shala tregon emocionet kur një grua vjen për të lindur.

“Kur vjen koha me lind një nënë, zemra ime rreh mbi 100, pulsi im është mbi 100. Kam qef me u kry puna në rregull edhe nëna me u nda e kënaqur me punën time. Edhe ta nxjerrim një fëmijë të shëndoshë që vaji i tij të na gëzojë të gjithëve”, thotë ajo.

Vetëm gjatë vitit 2022, mamia Shala solli në jetë 352 foshnje.

E emocioni që ajo përjeton, thotë se është sikurse të jetë hera e parë.

“Asnjëherë nuk du me u tërhek prej lindjes, sepse shumë e du profesionin”.

Por ky proces, jo gjithmonë shkon ashtu siç pritet. 56-vjeçarja, kujton një moment të cilin thotë se nuk mund ta harroj kurrë.

“Para 8 viteve ka qenë një rast, ka qenë lindje e parë. Ajo kishte qenë e sëmurë nga zemra, probleme kardiake, por e ka mshef sëmundjen e vet. Kur e kom marrë me qit nbox këtu në tavolinë, në shtërzimin e parë ka fillu me i ndërrua ngjyra e fytyrës. Ajo ka qenë arrest kardiak. Muj me thanë një javë s’kam ardh në veti, pse, pse ka ndodh qajo në duart e mija”, tregon ajo.

E në fund, Shala pati edhe një porosi për mamitë e reja që e përzgjedhin këtë profesion.

Kronika e realizuar nga Valëza Sylejmani.