Kjo është familja që u shua e tëra në Stamboll. Mes tyre vajza 3-vjeçare

Stamboll- Shpërthimi në Stamboll nuk kurseu as të miturit. Janë bërë të ditur emrat e tjerë të viktimave që humbën jetën në shpërthimin e ndodhur ditën e djeshme në Stamboll.

Adem Topkara, bashkëshortja e tij Elif Topkara dhe vajza e tyre 2-vjeçare Eliz Ilay kanë gjetur vdekjen tragjike në sulmin e djeshëm. Mediat turke rapoetuan se viktima po ashtu mbetën edhe një baba me vajzën e tij 3-vjeçare.

Gruaja e dyshuar si autore e sulmit është vënë në pranga nga policia dhe pamjet janë bërë virale në rrjet.

Ministri i Brendshëm turk ka akuzuar kurdët për sulmin e ndodhur në shëtitoren e populluar të Stambollit.