Kirurgu i njohur i zemrës tregon se çfarë e shkakton sëmundjen e zemrës në të vërtetë

Kirurgu më i njohur i zemrës tregon se çfarë e shkakton sëmundjen e zemrës në të vërtetë

Ai pohon se ata ishin gabuar kur besonin se sëmundja e zemrës ishte shkaktuar nga kolesteroli i lartë i gjakut. Ai thotë se trajtimi i zakonshëm përfshin medikamente për të ulur kolesterolin dhe një dietë pa yndyrna, por është joefektive. Ai thotë se trajtimi i sëmundjeve të zemrës duhet të ndryshojë pas zbulimit se sëmundja e zemrës është rezultat i inflamacionit në muret e arteries.

Kolesteroli ndërtohet në muret e enëve të gjakut për shkak të inflamacionit, dhe kjo çon në sëmundje të zemrës.

Nëse inflamacioni trajtohet, kolesteroli do të lëvizë lirisht në të gjithë trupin. Inflamacioni është mekanizmi mbrojtës i trupit ndaj një pushtuesi të huaj si viruse, baktere dhe toksina dhe është e dobishme pasi mbron sistemin nga efektet e tyre negative.

Inflamacioni kronik, shkaktohet nga marrja e tepruar e karbohidrateve të thjeshta, të përpunuara shumë dhe vajra bimore omega-6, si luledielli, sojë dhe vaji i misrit. Marrja e përsëritur e ushqimeve të tilla, disa herë në ditë, për vite, çon në inflamacion të vazhdueshëm, kronik në trup.

Konsumi i karbohidrateve të thjeshta siç është sheqeri, rritet niveli i sheqerit në gjak dhe pankreasi nxjerr insulinë. Këto vajra janë të rëndësishme, por ato duhet të jenë në një ekuilibër të duhur me omega-3. Prandaj, siç sugjeron ky kirurg i zemrës, e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten dhe për të kufizuar këto efekte anësore është të përpiqeni të konsumoni më shumë ushqime natyrore, më shumë proteina dhe karbohidrate komplekse, si pemët dhe perimet me ngjyra. Një dietë e tillë do të ndryshojë dëmin e bërë në arteriet tuaja dhe ju do të mbështetni shëndetin e zemrës, duke shmangur inflamacionin dhe shumë nga pasojat e tij negative në shëndetin e përgjithshëm.