Katërnjakët që janë konceptuar pa IVF kanë sfiduar zbulimet mjekësore dhe tashmë ja bërë gati për të filluar parashkollorin. Nëna Grace Slattery, 35 vjeç, nga Caherconlish, County Limerick, Irlandë, iu kërkua që të abortonte dy nga fëmijët e saj pasi mjekët i konsideronin si ‘rrezik të lartë’.
Por ajo dhe burri James, 37 vjeç, vendosën të lejonin ‘fatin të vendoste’ dhe mirëpritën Amelia, Lily-Grace, Mollie dhe Lucas,.
Tani katërnjakët kanë veshur uniformat e tyre për ditën e tyre të parë në parashkollor. Shanset për të konceptuar katërnjakë në mënyrë natyrale, pa trajtim IVF është një në 700,000, shkruan revista “Psikologjia”.
Slattery tha: “Ata janë pa dyshim një mrekulli dhe ne ende nuk mund ta besojmë se kemi marrë katër fëmijë në të njëjtën kohë”.
“Të gjithë e duan shkollën dhe duke qenë se ata kanë një uniformë të përcaktuar, lehtësohet puna për të menduar katër kostume për ta çdo ditë. Ata do të jenë së bashku në të njëjtën klasë, pasi janë të pandashëm”, është shprehur e ëma.
Prindërit kishin luftuar për tre vjet për të pasur fëmijë dhe ajo kishte pësuar katër dështime përpara se të merrte lajmin befasues se ishte shtatzënë me katërnjakë.