“Kafshoi dorën kur…”, Igli tregon detajin që nuk u vu re kur Donaldi foli për marrëdhënien me Beatrix dhe të shkuarën me Borën

Aktori Igli Zarka qëndroi pak ditë në shtëpinë e “Big Brother” por arriti të ketë kontakte me konkurrentët dhe t’i njohë sado pak.

Ai u largua për shkak të një problemi shëndetësor, ndërsa sot i ftuar në “Ftesë në 5” dha mendimin për disa prej banorëve.

Aktori tha se Donaldi ishte banori që i dha më shumë energji pozitive në shtëpi. “E kam vlerësuar shumë, pres të pi kafe me të kur të dalë”, u shpreh ai, ndërsa më tej komentoi dhe romancën që ka lindur në shtëpi mes Beatrix dhe Donaldit.

Së pari, ai thotë se nuk sheh asnjë trekëndësh, pasi “Donaldi e ka thënë mbi 15 herë që është vetëm. Shoh një Donald shumë të qartë”.

Kur aktori Donald Veshaj u pyet për marrëdhënien me Borën dhe a ka më ndjenja për të, u përgjigj shkurt, pa treguar se çfarë e ka zhgënjyer në atë marrëdhënie.

Igli Zarka tregon për një detaj, që e komenton sipas tij, si një akt burrërie: “Ai kafshoi dorën. Ky gjest do të thotë nuk flas. Tregoi burrëri! Edhe pse i kishte të gjitha armët drejtuar vetes, duroi”.