Ja surpizat e motit për javën e parë të nëntorit. Tabela për 5 ditët

0
471

Përshëndetje nga Sherbimi Meteorologjik Ushtarak

Ashtu si këto ditët e fundit edhe për javën që presim përapara vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Kjo vjen si pasojë e pozicionimit të fortë të Anticiklonit Afrikan i cili sjell jo vetëm mot të qëndrueshëm por edhe masa ajri të ngrohta.

Në këtë mënyrë moti përgjatë të gjithë javës që presim përapara parashikohet i kthjellët si dhe vranësira fare të pakta kalimtare në relievet malore.


Gjithashtu vlen për tu theksuar se vlerat e temperaturave në orët e mëngjesit do të jenë relatvisht të ulëta ndryshe nga ato të mesditës të cilat do të jenë relativisht të larta.