6-vjeçari shqiptar në Itali ka bërë një gjest human për bashkëmoshatarët e tij. Kolton Ndoj ka dhuruar të gjitha kursimet e tij Kryqit të Kuq në Itali për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve në nevojë.
Nëna e tij Julanda, ka thënë se Kolton kishte dëshirë që të ndihmonte fëmijët me rastin e festave të fundvitit. Mediet italiane shkruajnë se gjesti i 6-vjeçarit ka surprizuar vullnetarët, pasi në vigjilje të Krishtlindjes, Koltoni u dhuroi derrkucin me kursime.
Si shenjë falenderimi ata e ftuan djaloshin e vogël në asamblenë e tyre, e cila u mbajt pak ditë më parë, me presidentin Danilo Fasola dhe deputetin Massimo Gilardi.