Infermierja i merr kartën bankare te semurit dhe bën pazar dhe ia kthen prapë

Nje ngjarje ka ndodhur ne spital të Shkupit ku pacientaja e semur eshte shtruar por e ka gjet belaja nga punojsa e spitalit e cila i vodhi atij kartën bankare. Punonjësja bëri pazar e më pas ia ktheu sërish kartën pacientit…

“Zyrtarët policorë të Njësisë për Punë të Brendshme Karposh, kanë zhvilluar intervistë zyrtare në stacionin policor me S.S(53) nga një fshat i Shkupit, punonjëse në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”.

Ajo dyshohet se nga S.M derisa ishte duke u trajtuar në spital, ia ka marrë një kartë pagese dhe ka bërë pazar në disa objekte shitëse e më pas e ka kthyer kartelën. Në bisedë zyrtare ajo ka pranuar veprën. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të bëhet kallëzimi përkatës penal”, thuhet në raportin e MPB-së.

Ndaj beni kujdes me karten e bankes mos ja besoni askujt.