IGJEO: Bëni kujdes, në këto zona situata do jetë problematike..Priten përmbytje të tjera ne vend

Moti nuk do të jetë favorizues as në ditët në vijim. Instituti i Gjeoshkencave parashikon që në qarqet Shkodër, Lezhë, Kukës, Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër pas mesditës së martë deri të mërkurën të bien reshje te dendura shiu.

Sasia maksimale e tyre do kapë qarkun Shkodër me 77.9 mm, pasuar nga Kukësi me 74.3 mm shi. Kjo do të sjellë vërshim të përrenjve dhe lumenjve, si dhe përmbytje në zonat urbane.

Anira Gjoni: Do të jenë reshje intensive, jo në nivelet e javës që lamë pas, por duke qenë se është sasi e shtuar kundrejt reshjeve që kanë rënë aktualisht , atëherë situata do vazhdojë të qëndrojë problematike. E gjithë ultësira do vazhdojë të mbetet me të njëjtën problematikë.

Në zonat bregdetare problematike do jetë edhe era e fuqishme me shpejtësi deri në 70 kilometër për orë. Situata pritet të qetësohet nga e enjtja e kësaj jave, pasi sinoptikanët parashikojë se intensiteti i shiut do të bjerë nga pasditja e së mërkuës.

Hakil Osmani: Do të kemi alternime kthjellimesh dhe vranësirash, në zonat malore do kemi reshje të pakta të shiut, në zonat e thella priten dhe flokët e pakta të dëborës. Temperaturat pritet të kenë rënie, mërkura pritet që maksimumet të luhaten rreth vlerave 15 apo 16 gradë celcius.

Gjatë këtyre ditëve është plotësuar thuajse dyfishi i normës mujore të shiut për muajin Nëntor.