I mori jeten gruas me cekic Shqiptari merr denimin qe nuk e priste

Është dënuar me burgim të përjetshëm Gëzim Alla, 53-vjeçari shqiptar që vrau me çekiç bashkëshorten e tij 38-vjeçare Dorina Alla.

Sipas mediave të huaja, dënimi u dha nga Gjykata e Assizes e Vicenza-s, e kryesuar nga Antonella Toniolo, mëngjesin e sotëm.

Krimi i rëndë ndodhi në banesën e çiftit në Pove del Grappa (Vicenza), ndërsa fëmijët e mitur të çiftit u fshehën nga frika poshtë krevatit në dhomën e tyre.

Gjykata gjithashtu e dënoi burrin me dëmshpërblim pasuror, ndaj ai do të duhet të paguajë 100 mije euro për çdo fëmijë.

E po ashtu, Gjykata urdhëroi edhe heqjen e përgjegjësisë prindërore.