Humbi 5 familjarë brenda vitit, këngëtarja shqiptare rrëfen pengun e saj

Këngëtarja e njohur, Elida Kryeziu ka bërë një rrëfim në një intervistë që ka dhënë. Këngëtarja tregoi e emocionuar se si viti 2020 i mori pesë anëtarë të familjes, mes së cilave dhe babain. Ajo shtoi se i ka mbetur peng që s’e ka takuar të atin në momentet e fundit të jetës për shkak të pandemisë.

“Kam kaluar një periudhë të vështirë dy vjeçare por më duket si një shekull. Është e pamundur që të mos e përmend vdekjen e prindit sepse më ka lënë në momentet më të vështira të jetës kur pandemia mori shumë njerëz. Gjatë vitit 2020 kam humbur shumë njerëz në familje, dhe të rinj.

Për një vit, humba 5 njerëz të familjes dhe kulmi ishte humbja e babit. Për tre ditë, duke mos ditur se kishte virusin, kaloi në këmbët e tij por në momentin kur e dërgova në spital, iu përkeqësua gjendja më shumë për shkak se dhe spitali të jep një ndjenjë shumë të keqe.

Atë që kam peng është ajo që se kam takuar në momentin e fundit.“, u shpreh ajo.