Humb jeten ne moshe te re futbollisti 32 vjecar

0
459

Ndërron jetë në moshën 32-vjeçare, futbollisti japonez Masato Kudo. 32-vjeçari ishte diagnostikuar me një sëmundje në tru dhe ndërroi jetë pas një ndërhyrje kirurgjikale.

Kudo ka qenë aktivizuar dhe me kombëtaren aziatike në 4 ndeshje teksa ka shënuar dhe 2 gola.

Eksperienca e tij e fundit ishte me klubin Tegevajaro Mijazaki, e cila militonte në kategorinë e tretë japoneze.

Ai gjithashtu ka mbajtur veshur edhe fanellat e Brisbejn Roar në Australi dhe të Vankuverit në MLS-në Amerikane.