Gruaja me “mollëzat më të mëdha në botë” nuk njihet në foton e bërë gjashtë vite më parë. Te gjithe me kane zili

Anastasia Pokreshchuk – një modele ukrainase e njohur për “mollëzat më të mëdha në botë” – tregoi se si dukej para se të fillonte varësia e saj për mbushjen e nofullave dhe mollëzat e fytyrës, 6 vite më parë.

Anastasia Pokreshchuk ne fotot nga palestra, dikur ishte një modele ukrainase bjonde me fytyrë rinore e floke kacurrela.

Pas përjetimit të mijëra operacioneve plastike, pamja e 33-vjeçares është bërë shumë më ekstreme.

Anastasia ka përdorur mbushës buzësh që të zmadhonte buzët dhe ka ngritur shumë mollëzat e saj në përpjekje për të patur “mollëzat më të mëdha në botë”.

Dhe ndërsa ajo ka ende një figurë muskulore, ajo ka bërë ndërhyrje për t’i dhënë vetes kthesa XL. Dhe në vend të kaçurrelave bjonde, ajo i ka tani flokët e drejtë dhe i ka lyer në një nuancë rozë Barbie, si edhe ka vendosur këlluf të bardhë dhëmbëve për të patur një buzëqeshje të bardhë të shkëlqyer.

Një përdorues i Instagramit i shkruan: “Te lutem ktheje fytyrën tënde të vjetër – ishe shumë e bukur”.

Një tjetër tha: “Ishte një person normal dhe tani je si një film horror”.

Ndersa një i tretë komentoi: “Duhet ta kishe lënë trupin të qetë, se ishe kaq e mahnitshme.”

Pavarësisht se çfarë mendojnë fansat e yllit të Instagramit, Anastasia duket se preferon pamjen e saj të përmirësuar kozmetike.

Ajo tha: “Pasi bëra injeksionet dhe pashë ndryshimet në faqet e mia, u dashurova me to…Unë e kuptoj që ata duken të çuditshme për njerëzit e tjerë, por mua nuk më shqetëson.”