Një 80-vjeçare nga Tirana e njohur në Shqipëri dhe Kosovë me emrin Nëna Lule, ka rrëfyer jetën e saj të vështirë.
Luleta Katazi ka lindur në vitin 1942 në Tiranë. Ajo ishte sot në studion e emisionit “Shqipëria Live” në Top Channel, ku foli për jetën e saj, për fëmijërinë dhe martesën.
E pyetur se sa vjeç është, ajo që në fillim e nisi bisedën me shumë humor: “Ndihem 15 vjeçe për 14”.
“Jam regjistruar në vitin ‘42, por thuhet se jam e ‘41. Fëmijëria ime ka qenë shumë e mirë. Kam patur dy prindër shumë punëtor dhe të komunikueshëm me njëri-tjetrin. Ne nuk jemi rrahur asnjëherë. Ishim 10 fëmijë. Unë kam qenë fëmija i pestë. Nga ana ekonomike jemi rritur me vështirësi, por me shumë dashuri. Edhe sot jemi shumë të lidhur me njëri-tjetrin.
E pyetur se si ka qenë martesa e saj, Luleta tha se burri nuk ka qenë fanatik dhe se ka shkuar ku ka dashur