Gazetarja rrëqeth me dedikimin për ditëlindjen e së ëmës pasi humbi jeten nga kanceri.”Ju që i keni nënat, përqafojini

0
303

Fiori Dardha ka kujtuar nënën e saj të ndjerë përmes një postimi në rrjete sociale në atë që do të ishte 70 vjetori i saj i lindjes. Moderatorja ka ndarë një foto me të ëmën nga dasma e saj ndërsa shkruan se është munduar që të jetë sa më shumë pozitive pasi nuk donte t’i “dhuronte” asaj lot trishtimi.

Postimi i plotë:

U përpoqa shumë ta kaloja këtë 12 dhjetor si një ditë të zakonshme, sepse në ditën e 70 vjetorit, nuk doja që nënës sime t’i “dhuroja” lot trishtimi!E mbajta veten, edhe kur, që në mëngjes, lulet e ditëlindjes ia vendosa tek vendi ku e shtrenjta ime prehet.
Edhe në punë tentova të mos transmetoj ndjesi trishtimi tek kolegët.
E përmbajta veten edhe kur Abeli (djali im 10 vjeçar), e kujtoi me shumë mall gjyshen e tij…

Por, mesa duket për zbrazëtinë e madhe dhe mallin që më përvëlon, lotët janë i vetmi “shpëtim”!

Madje, tani pyes veten: Pse po i publikoj këto ndjesi, që tek e fundit, janë kaq personale?Sepse ndonjëherë kemi nevojë ta “bërtasim” fort dhimbjen, pikëllimin, mallin…

Sot, në familjen tonë duhet të ishte ditë feste, por syshkruara jonë feston mes ëngjëjsh!

Sa do të doja një përqafim… t’i ndieja aromën e të më pushtonte me krahët e saj, që për mua ishin vendi më i sigurt e më i paqtë në botë!

Mama ime… rrezja që më ngroh shpirtin, edhe në momentet më të vështira!

Faleminderit Zot për çdo ditë që e patëm pranë, të shtrenjtën tonë!

P.S: Lum kush i ka nënat! Përqafojini fort çdo ditë!
Bëjeni edhe për ne që përqafimet e ëngjëjve tanë, i presim vetëm në ëndrra!