Gazetari shkon per drek ne Gjirokaster por befsohet kur i sjellin faturen sa kushtoi darka per 4 perosna

Gazetari Blendi Salaj shkruan ne faqen e tij ne Instagram se eshte befasuar nga ndryshimi qe ka pesuar Gjirokastra ne keto 10 vite.

Teksa ndodhet me familjen ne qytet, ai thote se ndryshimi eshte si nata me diten dhe se eshte befasuar nga fatura e darkes.

Salaj shkruan se per 4 veta ka paguar vetem 3250 leke, ndonese fatura nuk ishte tatimore. Me poshte reagimi i tij i plote.

Mbrëmja në Gjirokastër.
Mbaj mend, diçka pak mbi 10 vjet më parë, erdhëm në Gjirokastër dy çifte për një fundjavë dhe në mbrëmje mezi gjetëm një vend ku mund të hahej. Kujtoj se ishte një përvojë për tu harruar. Ndenjëm tek i njëjti hotel ku jemi sonte, që dhe asokohe ishte i mirë, mbushur me traditë, por të dilje – të rinj siç ishim atëherë – s’kishim se ku. Jam kthyer rregullisht që atë kohë dhe Gjirokastrën e kam gjetur çdo herë pakëz më mirë. Sonte është plot me turistë – dëgjoj frengjisht, italisht dhe gjermanisht. Shoh vizitorë nga Kosova, evropianë, aziatikë dhe afrikanë që barisin kalasë, darkojnë apo pinë në Qafën e Pazarit të restauruar. Dikur këtu zinte nata që në 6. Tani është hip (por jo më tepër se ç’duhet) në çdo rrugicë. Vizitorët befasohen pas çdo kthese piktoreske të “qytetit më të pjerrët në botë”. Dëgjoj anglisht dhe turqisht gjithashtu. Kudo janë hapur hotele, “guest-houses”. Darkuam diku ku ushqimi ishte klas, po ashtu edhe shërbimi. Dita me natën nga 10 vjet më parë. Dhe fatura (jo-tatimore) pas një darke të mirë për 4, një surprizë: 3,250 lekë. Kaloni një fundjavë të gjatë këtu. Ka shumë për të parë. Herës tjetër edhe më mirë shpesoj. #Gjirokastra #2022 #Albania