Gabimet qe bejme ne femrat me shendetin intim
Shendeti intim eshte shume i rendesishem dhe shume delikat. Eshte shume e lehte te kemi ndryshime te ph dhe shqetesime intime. Por cilat jane ato gjera qe ne i bejme gabim e sjellin shqetesime qofshin keto te lehta e deri tek infeksionet?
Larjet e shpeshta . Sigurisht qe higjena eshte dicka shume pozitive, ama nuk duhet tepruar. Perdorimi i detergjentit sa here qe lahemi, sjell ndryshim te ph dhe mandej myk.
Mungesa e tharjes. Eshte shume e rendesishme qe pas cdo larjeje, te vijoje procesi i tharjes i bere me ndonje pecete apo nape, qe perdoret vetem nje here per te evituar perhapjen e baktereve.
Perdorimi i mbathjeve te shtrenguara dhe me ngjyra apo tantella.
Preferohet perdorimi i mbathjeve te pambuketa, te cilat jo vetem lejojne ajorsje me te mire, por duke u lare me 90* kane mundesi te eleminojne bakteret.
Gjithashtu perdorimi i mbathjeve te ngushta rrit mundesine per infeksione .
Perdorimi i asorbenteve( lines) edhe gjate diteve qe nuk kemi cikel( lines ditore) . Mbajtja per nje kohe te gjate e asorbenteve, rrit rrezikun per irriim, kruarje apo djegie.
Perdorimi i nje detergjenti intim agresim dhe me perberes te demshem. Sigurohuni te gjeni detergjente bio, pa asnje perberes qe mund te ndihmoje shendetin tuaj intim.
Gjate larjes kujdes me laresin, te cilet mund te mos shpelahen mire. Tregoni kujdes me depilimin. Dhe ketu nuk e kam fjalen vetem per metoden( pra te evitoni kremrat apo perberes te tjere te rrezikshem), por edhe per faktin se shume mjeke rekomandojne qe te mos kryhet nje depilim i plote, pasi mendohet se qimet ne zonen rreth vagines e mbrojne ate nga baktere te shumta.