Flet per here te pare nena e Kristit dhe zhgenjimet e saj qe si priste

Mimosa Aliaj, nëna e Kristit, ka folur sot për herë të parë për lojën e të birit në “Big Brother VIP”, duke thënë se e ndjek çdo ditë.

Në një intervistë për “Shqipëria live” ajo pranoi se e ndjek edhe kur është me Keisin, duke dhënë në këtë mënyrë aprovimin për lidhjen e tyre.

“Kristi që kur pranove të ishe pjesë e BBV pashë nevojën tëndë për të dalë nga zona e komfortit dhe për të shtyrë limitet e njohjes së vetvetes. Unë kam qenë që në fillim entuziaste për pjesëmarrjen tënde. Duke vlerësuar inteligjencën dhe stabilitetin emocional, racionalitetin, thellësinë e gjykimit, qetësinë dhe serenitetin që të karakterizon. Tani më duket sikur po jetoj dy jetë paralele, jetën reale këtu në shtëpi dhe atë virtuale në ekran. Të shikoj vazhdimisht kur fle, kur ushqehesh, kur bën fitness kur debaton, ku je me Kejsin. Ndoshta ngaqë më ka marrë malli shumë por për arsye të tjera, aty janë krijuar situata shumë të vështira. Kur shpesh ka pasur edhe energji negative, kërcënime e dhunë ndaj banorëvë të shtëpisë. Është e vërtetë që aty bëhet një rol dominance.”

Mes të tjerash ajo tha se ndihet shumë e zhgënjyer për komentet, ofendimet dhe kërcënimet e publikut për banorët dhe familjarët e tyre.

“Ndihem e lumtur që ke zgjedhur të jesh vetvetja. Ndihem shumë e zhgënjyer si qytetare por mbi të gjitha edhe si prind për histerizmin kolektiv, të turmës në rrjetet sociale, për fyerjet e rënda, shantazhin dhe denigrimin që iu është bërë banorëve dhe familjarëve të tyre. Jam pa fjalë që shpifjet dhe gënjeshtrat sundojnë mbi të vërtetën.

Kristi mami të përqafon fort dhe të pres jashtë!”