Femija i porsalindur gjendet i gjalle nen rrenoja. Ende e lidhur nga kordoni i kërthizës me të ëmën

Një vajzë e porsalindur është nxjerrë e gjallë nga rrënojat e një shtëpie në Siri, pasi të afërmit e gjetën atë ende të lidhur nga kordoni i kërthizës me nënën e saj, e cila ndërroi jetë nën rrënoja.

Foshnja është e vetmja e mbijetuar e familjes, sepse të gjithë të tjerët u vranë të gjithë kur tërmeti me magnitudë 7.8 goditi Sirinë dhe Turqinë dhe rrafshoi shtëpinë e familjes në qytetin Jidayris, tha një i afërm i familjes, Khalil al-Suwadi.

“Ne dëgjuam një zë teksa po gërmonim,” tha Suwadi për AFP të martën. “Pastruam pluhurin dhe gjetëm foshnjën me kordonin e kërthizës, kështu që e premë dhe kushëriri im e çoi në spital.”

Videoja e shpëtimit u bë virale në rrjetet sociale. Pamjet tregonin një burrë duke vrapuar nga rrënojat e një ndërtese katërkatëshe të shembur i cili shtrëngonte një foshnjë të vogël të mbuluar me pluhur. Një burrë i dytë vrapon drejt të parit, duke mbajtur një batanije në përpjekje për të ngrohur të porsalindurën në temperatura nën zero, ndërsa një i tretë bërtet që një makinë ta çojë në spital.

Mjekët thanë se trupi i saj kishte mavijosje, të çara, ndërsa balli dhe gishtat ishin bërë blu nga i ftohti. “Ajo gjithashtu mbërriti me hipotermi për shkak të të ftohtit të ashpër. Ne duhej ta ngrohnim dhe t’i jepnim kalcium,” tha pediatri Hani Maaroouf.

Gjendja e foshnjës është e qëndrueshme. Prindërit e saj si edhe katër motrat dhe vëllezërit ndërruan jetë.