Tiranë- Qarkulloi sot në rrjet një lajm sipas të cilit Ermal Mamaqi i kishte shtuar klientit 6000 euro në faturë për vetëm një foto me të në restorantin e tij. Me lajmin ishte bashkëngjitur dhe mesazhi që pretendohej të ishte dërguar nga klienti i restorantit në një ndër portalet më të ndjekura në vend.
Por me anë të një videoje të publikuar në rrjetet e tij sociale, Ermali ka sqaruar të vërtetën duke treguar se bëhej fjalë për një rreng.
Madje mesazhi i dërguar te portali ishte shkruar nga vetë ai. Ermali tregon se portali jo vetëm që e ka publikuar mesazhin, por i ka shtuar dhe fjalë të tjera.
(Edhe pse mund të duket si shaka na faturuan për turp! Me të qeshur me të ngjeshur na kërkuan 6000 euro si pjesë e trajtimeve të tij), janë fjalët e shtuara. “Para disa ditësh ishim këtu te restoranti im dhe mendova ti bëj një rreng një portali më të ndjekur në Shqipëri, respekte gocave dhe çunave që punojnë atje.
Mora një faturë dhe shkruajtëm një rresht aty poshtë sikur i kishim faturuar një klienti 6 mijë euro që kishte bërë foto me mua. I dërguam portalit duke i shkruar fiks këtë mesazh. Dhe ata e postuan lajmin, madje duke i shtuar dhe fjalë të tjera, të cilat ne nuk i kishim thënë.
E dini nga e di, sepse e shkrova vetë atë mesazh dhe numri me të cilin e kemi dërguar është i lokalit tonë.”, shprehet Ermali mes të tjerash në video.