Familjarët e Kiarës reagojnë per here te pare pas dasmës me Luizin

E ftuar në “Ftesë në 5”, tezja e Kiarës, Migena ka rrëfyer se të gjithë familjarët janë emocionuar nga dasma që u mbajt në Big Brother. Tezja theksoi se edhe Kiara e ka ndjerë dhe përjetuar shumë atë moment, pasi sipas saj është person që nuk bën asnjë veprim pa e ndjerë. Ajo tregoi më tej se në Lushnje ishin hedhur edhe fishekzjarre për këtë dasmë.

“Kiara e ka pasur ëndërr gjithmonë të bëj një dasmë shumë të madhe dhe mendoj se qau se është tip i ndjeshëm, edhe ne kemi qarë kur e pamë nuse. Halla e Kiarës më tha që në Lushnjë janë hedhur fishekzjarre për Kiarën dhe Luizin. Mendoj që Kiara e kishte menduar këtë puthje që në momentin kur u vendos dasma. Luizi ka treguar shembullin e një mashkulli që do të donte secili ta kishte. Luizi ia ka bërë shumë të bukur këtë Big Brother Kiares”, tha tezja.

Kujtojmë që dje reagoi edhe nëna e Luizit, e cila i uroi çiftit trashëgime.