Embëlsira të vogla të shijshme të mbushura me krem ose reçel që kënaqin fëmijët tuaj dhe ju bëjnë të kaloni një pasdite të këndshme.

Embëlsira të vogla të shijshme të mbushura me krem ose reçel që kënaqin fëmijët tuaj dhe ju bëjnë të kaloni një pasdite të këndshme.

Përbërësit:

500 gr miell

60 gr sheqer kaf

70 gr gjalp

1 limon biologjik

100 ml ujë

25 gr maja birre

4 gr kripë

50 gr sheqer pluhur

vaj për skuqje

reçel ose krem

Shkrini majanë në ujin e vakët, shtoni 30 gr sheqer dhe lëreni të veprojë për disa minuta

Sitni miellin brenda një ene, shtoni majanë e shkrirë, kripën, pjesën tjetër të sheqerit, gjalpin dhe formoni një brumë

Grini aty edhe lëkurën e limonit dhe punojeni prumin derisa të merrni një top elastik. Mbulojeni me një pecetë të pastër dhe lëreni të vijë në një vend të vakët për të paktën dy orë. Pas kësaj kohe, masa do të dyfishohet.

Pasi të kenë kaluar dy orë, vendoseni brumin mbi një plan pune dhe hapeni me petëz duke i hedhur nga pak miell derisa të arrijë trashësinë 1 cm.

Me ndihmën e një forme rrethore, formoni disa disqe me diametër 7 cm. Punojeni përsëri brumin e mbetur në mënyrë që të merrni edhe disa disqe të tjerë.

Vendosini disqet mbi banakun e lyer me miell ose në një tepsi dhe mbulojini me një pecetë duke i lënë edhe për një orë tjetër.

Pas kësaj kohe, hidhni vaj në një tigan, lëreni të nxehet dhe provoni petullën e parë. Nëse fryhet dhe kthehet vetë nga ana tjetër, do të thotë që vaji është gati përskuqje

Pasi t’i skuqni hapini mbi një letër kuzhine dhe me ndihmën e një shiringe kuzhine, mbushini me reçel ose krem sipas dëshirës dhe spërkatini me sheqer pluhur.