Eksperti i gjumit tregon datën se kur duhet të ndryshoni jorganët në pranverë për të fjetur më mirë

Duke qenë se temperaturat po rriten dhe ne e ndjejmë ngrohtësinë edhe gjate gjumit. Prandaj për të patur një gjumë sa më të rehatshëm në stinë e pranverës ndikon edhe koha kur ndërrojmë shtresat me të cilat mbulohemi.

Eksperti i gjumit, James Higgins thotë se nuk keni pse prisni deri në një valë të nxehti për të ndryshuar jorganët tuaj të gjumit. Duke iu referuar të dhënave mbi temperaturat mesatare përgjatë viteve dhe se si rriten temperaturat në pranverë, vihet re se në prill temperaturat bëhen më të lartë edhe gjatë natës.

Kështu që James këshillon ndryshimin e jorganëve të dimrit të trashë e të rëndë me jorganët apo shtresat pranverore të lehta dhe kjo datë është 15 prilli.

Ai vazhdoi: “Bazuar në këto shifrat e meteorologëve dhe rutinat historike të motit , ne do të këshillonim që njerëzit të ndërrojnë mbulesat e shtratit të tyre në fundjavën e dytë të muajit, e cila do të jetë e shtuna, 15 prill.”

Gjithsesi tashmë këshillën e ekspertit e morët por ju në familje kur i ndërroni jorganët a keni ndonjë datë të caktuar?