Edi Rama eshte duke pergatitur 7 pikat qe duhet te plotesoj qe populli te rezistoj rritjen e cmimeve.
Pas protestave Rama ka ber dhe kete strategji te ndihmoj ata qe kane me shume nevoje.
Paketa e Rezistencës Sociale me shtatë pika
3.6 miliardë lekë ose 36 milionë USD, për indeksimin e menjëhershëm të pensioneve. Kjo masë do të reflektohet që në pensionin e radhës së 673.542 pensionistëve.
Për 434 mijë përfitues, do të kompensojmë me lekë në dorë rritjen e çmimeve të shportës, e cila bazuar në përllogaritjen e INSTAT-it është 7% ose e kthyer në rritje mbi konsumin mesatar të llogaritur përpara goditjes, është 25 mijë lekë të vjetra.
Qeveria do të japë 30 mijë lekë të vjetra, për 3 muaj rresht, për këto kategori:
– Pensionistë që marrin më pak sesa gjysma e pagës minimale
– Pensionistë të invaliditetit
– Pensionistë që jetojnë vetëm
– Persona me aftësi të kufizuar, paraplegjikë, tetraplegjikë apo të verbër
– Të gjitha familjet që janë aktualisht në skemën e ndihmës ekonomike