Çifti më i komentuar brenda “Big Brother Vip”, Donaldi dhe Trixa, janë ndër artistët më të komentuar për momentin, për shkak të ngjarjeve të shumta brenda shtëpisë.
Dyshja nuk kanë qenë stabil sa i përket fillimit të lidhjes së tyre, pas ngjarjes së Donaldit me ish të dashurën e tij Bora Zemani, ku edhe ndodhi puthja e tyre gjatë transmetimit live të prime në “BBV”, gjë që ngjalli dyshimet për një lidhje të mundshme mes tyre, por siç duket rruga mori drejtim tjetër.
Filloi një ndjenjë mes Donaldit dhe Trixës, ku dyshja gjatë tërë kohës shihen krah njëri tjetrit.
Por Trixa së fundmi ka filluar të ankohet karshi tij, për ftohje dhe mos vëmendje nga ana e Donaldit.
“Dua vëmendje, shumë vëmendje, më shumë. Domethënë vëmendjen që ma ka dhënë në fillim, e dua tani”, u shpreh Trixa.Ndërkohë Donaldi ka përmendur edhe ndarjen si opsion i mundshëm pas daljes nga shtëpia.
Kanë qenë të shumtë ata që lidhjen e tyre nuk e kanë parë shumë jetëgjatë pas daljes nga shtëpia.