Dojna Mema dhe Vlashent Sata u bënë prindër për herë të parë më 20 gusht të këtij viti. Erdhi në jetë Nolan Sol që ndriçoi dhe ndryshoi përgjithmonë jetën e prindërve të tij. Sot, Nolan feston 1-mujorin dhe mami Dojna gjeti fjalët më të ëmbla për të voglin e saj.
“Një muaj më parë njoha dashurinë më të madhe të jetës time. Tani i kuptoj të gjitha mamatë që kanë fëmijën në wallpaper”, ka shkruar ajo krahas fotos së djalit.