Do të habiteni se si ky objekt që ju e hidhni në plehra ka këto përdorime të mahnitshme

Ne të gjithë e dimë se sa herë që blejmë diçka, si prsh një palë këpucë, gjejmë një qese xheli me silikon në kuti, apo jo? Për fat të keq, shumë njerëz në mbarë botën thonë se janë të padobishme, madje edhe toksike, por ata mendojne gabim. Ata kanë të drejtë kur bëhet fjalë për pjesën toksike, sepse ato nuk duhet të konsumohen për shkak të dioksidit të silikonit që ato përmbajnë.

Ju do të habiteni kur tju themi se ky xhel eshte jashtëzakonisht i dobishem dhe ju mund ta përdorni për çdo gjë! Vetëm hidhini një sy artikullit më poshtë dhe gjeni më shumë për këtë! Qeset me xhel silikoni janë të padëmshme dhe përdoren për të ruajtur freskinë. Ato kanë për qëllim të mbajnë larg lagështine.

Ju mund ta përdorni për të ruajtur telefonin tuaj celular.
Nese e leshoni telefonin tuaj në ujë, vendosni disa qese me xhel silikoni rreth tij dhe do te shihni si do te thahet, sepse dioksidi i silikonit absorbon ujin. Në këtë mënyrë, mund ta përdorni përsëri telefonin tuaj pa asnje problem.

Mund të vendosni xhel silikoni midis rrobave tuaja të pastra.
Qeset me xhel silikoni do të bëjnë që rrobat tuaja të mbajne era freski për një kohë të gjatë. Dioksidi i silikonit do të parandalojë dhe neutralizojë lagështirën.

Vendosni disa qese me xhel silikoni në çantën tuaj të palestres, pasi do te thithin lagështi nga rrobat e lagura, duke e bere canten e pastër,pa erë të keqe dhe baktere.

Mund të përdorni qese me xhel silikoni për të ruajtur produktet kozmetike
Nëse doni që produktet tuaja kozmetike të zgjasin më shumë, ju duhet t’i ruani nga lagështia – vetëm shtoni një qese me xhel silikoni në rastin e make-up dhe problemi është zgjidhur./

©gatuajshendetshem/përktheu j.memeli/