Djali vjedh kasafortën e babait duke i marrë të gjitha lekët

TIRANE-Nje djal i ri 33 vjecar ka vjedhur kasaforten e babait te tij.Ngjarja ka ndodhur ne Tirane ne rrugen “Riza Cuka”.

Ne kasafort ishin 27 200 euro, 11 000 paund, 910 000 lekë dhe aksesorë të ndryshëm floriri.

Pas ngjarjes, i riu është vënë në prangat e policisë, teksa u sekuestruan një pjesë e parave të vjedhura.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pjesë e parave të vjedhura (10 530 paund dhe 27 030 euro).

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.