Dieta që të ulë rreziqet e sulmit në zemër dhe goditjes në tru

Dieta mesdhetare është rekomanduar vazhdimisht nga organizatat shëndetësore dhe ekspertët si një plan ushqimor për të ndihmuar në përmirësimin e shëndetit tuaj të përgjithshëm. Por hulumtimi i ri tregon se në fakt mund të zvogëlojë rrezikun e sulmit në zemër dhe goditjes në tru, edhe nëse jeni në rrezik të lartë për të dyja ose njërën – dhe madje edhe nëse nuk beni stërvitjen.

Nëse jeni të interesuar të ndiqni një dietë të stilit mesdhetar, ka disa elementë ku duhet të përqendroheni:

Furnizohuni me fruta dhe perime . “Synoni të paktën të dyfishoni porcionin tuaj të niseshtës ose proteinave në fruta dhe/ose perime”

Bëni zgjedhje me drithëra të plota. “Zgjidhni drithërat si orizi kaf, quinoa, makarona me grurë integrale dhe bukë me drithëra integrale për të marrë më shumë fibra në dietën tuaj, e cila është e dobishme për uljen e LDL-së”.

Shtoni bishtajore në dietën tuaj. Bishtajoret: Përfshini fasulet, thjerrëzat dhe qiqrat në vaktet tuaja si një burim i mirë i proteinave me bazë bimore, fibrave dhe lëndëve të tjera ushqyesey.

Vendosni peshkun dhe shpendët në rotacion të rregullt. “ Konsumoni sasi të moderuara peshku dhe butakë – veçanërisht peshq si merluci, skumbri dhe sardelet dhe butakë si gocat e detit, gaforrja dhe midhjet – dhe shpendët, pasi ato ofrojnë proteina me cilësi të lartë dhe lëndë ushqyese thelbësore”. Peshku gjithashtu përmban acide yndyrore omega-3, të cilat janë treguar se reduktojnë inflamacionin dhe ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Dhe, nëse ndiheni të mbingarkuar duke ndryshuar planin tuaj të të ngrënit, merrni parasysh konsultimin me një nutricionist.