Dëshmitari tregon te verteten se si ndodhi e gjithe ngjarja diten e djeshme ne Himare. video

0
9650

Një dëshmitar ka rrëfyer me detaje dinamikën e ngjarjes duke treguar se skafi u afrua në breg pa kujdes, duke bërë manovra të pa kujdes.

Dëshmitari rrëfen se ishte duke konsumuar një kafe 10 metra larg bregut në momentin që u afrua skafi i bardhë me dy motorë të fuqishëm. Sipas tij skafi u vendos paralel me bregun duke shkaktuar frikë te fëmijët dhe prindërit e tyre që po laheshin në breg.

Bregu i detit ka qenë plot me pushues të tjerë, kanë qenë shumë fëmijë, shumë prindër të cilët ishin bashkë me fëmijët e tyre në një thellësi jo më shumë se 1 metra, shumë pranë bregut.

Kjo është një zonë që gumëzhin nga lojërat e fëmijëve, është një zonë e frekuentuar shumë nga fëmijët. Në momentin e afrimit të gomones, personi së bashku me një grua tjetër e cila ishte me rroba banjo të zeza, po priste 5 apo 6 persona të cilët do t’i hipnin skafit. Në ato momente, pasi këta persona kanë hipur, personi ka tentuar të bëjë mbrapa, të zmbrapset nga bregu dhe në atë moment ne u alarmuan. Miku im u ngrit me vrap për të shkuar. Të gjithë pushuesit i bërtitën skafistit të ndalonte, sepse në atë momente që ai bëri mbrapa dhe u vu paralel me bregun e detit të gjithë fëmijët dhe njerëzit u lemeritën. Sepse skafi me këtë lëvizje skafi i kaloi sipër pushuesve dhe njerëzve që po notonin aty. Skafi i kaloi sipër dhe babait të vajzës.

Të gjithë po i thonim stop por personi nuk na dëgjoi. Ai ishte dhe momenti fatal, momenti i dytë kur paralel nga bregu i detit bëri një manovër si xhirim gomash.