Deklarata e papritur e Luizit.‘Veç një femër mund të më ndalë që të mos merrem me Kiarën’

Luiz Ejlli po tregon se ruan emocione të forta për Kiara Titon.

Që më 24 dhjetor të vitit 2022 kur filloi edicioni i dytë i “Big Brother VIP2”, Luiz Ejlli nuk është ndalur në asnjë moment duke i shprehur pëlqimin Kiara Titos.

Raporti i tyre ka pasur ulje e ngritje, por moderatorja vendosi që t’i jepte një shans të dytë. Madje këngëtari i ka premtuar se do të sillet mirë, pa fyerje dhe ofendime.

Ndërkohë gjatë një bisede me banorët, këngëtari i njohur është shprehur se vetëm një femër mund ta ndalonte atë.

“Veç po u hap ajo derë dhe hy një femër, vetëm një femër mund të më ndalë mua që mos të merrem me Kiarën”, tha Luizi.

Teksa Olta e pyet: “Kush?”.

Luizi përgjigjet direkt: Veç po hyri nëna, se thotë lëre se flas vetë me të.