Dalin detaje të reja për foshnjën e futur në lavatriçe. Ja sa dite em pare ka ndodhur ngjarja

Një rast ka ndodhur në Spitalin e Pejës ku një foshnje e lindur e vdekur është futur me çarçafë në lavatriçe.

Javën e kaluar një grua ka lindur fëmijën e saj në javën e 32-të, për shkak të problemeve shëndetësore.

Lindja është kryer me operacion dhe foshnja ishte nxjerr e vdekur, shkruan Gazeta Shneta.

Pas operacionit raportohet se foshnja është vendosur në hapësirat brenda sallës, dhe ndërkohë ishte ngatërruar me çarçafët ku bashkë me ta ishte futur në lavatriçe nga një punonjës i pastrimit.

Lajmin për Gazetë10 e konfirmoi zëdhënësi Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi i cili tha se rasti i njëjtë ka ndodhur javën e kaluar.

Ai po ashtu, ka konfirmuar se prokurori i rastit tashmë ka marrë dëshmin edhe të prindit të foshnjës së vdekur.

“Kanë filluar hetimet lidhur me rastin e dyshuar në Spitalin e Pejës. Ky rast ka ndodhur javën e kaluar. Ne si Prokurori jemi duke i vazhduar hetimet, si dhe jemi në pritje të raporteve nga Inspektorati Shëndetësor. Po ashtu, mund të konfirmoj se kryeprokurori i rastit është takuar edhe me prindin e foshnjës së vdekur”, tha Nikçi.