Byrekë me mish,
Për harxhin duhen
500 gr mish viçi I grirë
500 gr qepë
1 domate
2 lugë gjelle salcë
Kripë, piper i zi, 4 lugë vaj,
Për brumin e byrekut duhen
200 ml ujë,
450 gr miell për Peta
1 lugë uthull
2 lugë vaj
Zëmë brumin e byrekut, e ndajmë në 12 masa në formë topi dhe i lëmë për 1 orë
Pastaj copëtojmë qepët i skuqim bashkë me vajin për 10 min, hedhim mishin, kripën, piperin vazhdojmë skuqjen, pastaj hedhim domaten e grirë në rende, salcën dhe e ziejmë per 15-20 min,
Marim 1 masë të brumit e hollojm në formë pete e lyejmë me vaj ulliri me furçë gatimi , e ndajmë në dy pjesë, çdo gysëm e palosim në dy pjesë, e lyejm me pak vaj, në anë hedhim 1 lugë gjelle harxh dhe I palosim në trekëndësh, i vendosim në taven e lyer me pak vaj derisa të mbarojë proçesi, në fund rrahim 1 kokërr vezë me pak qumësht dhe i lyejmë sipër byrekët me këtë masë me furçë gatimi, i pjekim në furrë të lartë për rreth 20 min
Ju bëftë mirë☺