Jo vetem ne shqiperi por dhe ne itali mund te humbesh jeten per pronen.
Një person ka hyrë i armatosur brenda një lokali duke shkaktuar 4 viktima e duke lënë 2 të tjerë në gjendje të rëndë.
Sipas asaj që raportohet, në kulmin e një mosmarrëveshjeje gjatë një takimi të bashkëpronësisë, një burrë qëlloi duke vrarë tre gra e duke lënë dhe një tjetër të vdekur.
Lokali ku ndodhi ngjarja ndodhet në verilindje në via Monte Gilberto në zonën e Fidene. Policia dhe katër autoambulanca kanë mbërritur në zonë, raporton Tgcom.
Ende nuk dihen identitetet e viktimave. Dyshohet se autori kishte probleme psikologjike.