Burri kerkon bashkeshorten. 30 vjecarja doli nga shtëpia dhe nuk u kthye më prej 19 ditesh

0
560

Një vajzë 30-vjeçare rezulton e humbur prej 19 ditësh në Prizren të Kosovës dhe ende nuk ka asnjë gjurmë rreth saj.

Policia thotë se Emine Berisha nga Samadraxha e Suharekës doli nga shtëpia më 2 tetor të këtij muaji dhe nukë shtë kthyer më në banesën e saj.

Bashkëshorti i saj, i cili ka denoncuar humbjen e 30-vjeçares, ka deklaruar se ajo është parë për herë të fundit mëngjesin e dy tetorit, kur ka dalë nga banesa.

Blutë e Kosovës kërkojnë bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e vajzës.