H umbja e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit nuk është pritur mirë në selinë blu! Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thirrur në zyrën e tij kandidatë për deputetë dhe aleatë për të diskutuar lidhur më lëvizjet e radhës.
Burime për Dosja.al bëjnë më dije se mes demokratëve kanë nisur dis kutime të forta l idhur me procesin zgjedhor. Të njëjtat burime bëjnë me dije se deri më tani konsiderohet tërh eqja e komisionerëve të Partisë Demokratike në të gjitha qendrat e numërimit për të lënë p ezull punën, ndërkohë që kanë mbetur pa numëruar kutitë e fundit.
Gjithashtu një tjetër lëvizje që pritet të ndodhë është dhe mosnjohja e procesit zgjedhor, dhe rrjedhimisht hu mbjen e tyre përballë Partisë Socialiste. Ndërkohë që vetëm pak orë më parë, kreu i shtetit Ilir Meta i njohu zgjedhjet duke i konsideruar si fitore të sovranit.