Banori i BBV rezultoi pozitiv me HIV-AIDS. Zbulohet e verteta.Klinika reagon per shendetin e banorit

0
286

Ditën e djeshme në media qarkulloi me shpejtësi lajmi se Gjon Karrica, i njohur si Lugati, ka rezultuar pozitiv me HIV-AIDS. ‘Indeksionline’ raportoi se ai ishte duke u trajtuar në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, duke mos dhënë më tepër detaje.

Mirëpo, pas bujës së madhe që mori lajmi, media fillimisht e përgënjeshtroi atë e më pas e fshiu si artikull. Menjëherë pas kësaj ka reaguar Klinika Infektive në SHSKUK për Klan Kosova me një deklaratë ku tregon gjendjen e Lugatit. Ata bëjnë të ditur se Gjoni është mirë e se nuk po merr trajtime të tjera.

“Nuk ka ndryshuar as trajtimi dhe as gjendja e pacientit, Gjon Karrica, kurse konfirmojmë se gjendja e të njëjtit është stabile. Ai është duke vazhduar trajtimin në Klinikën Infektive. Kërkojmë që të gjithë t’i referohen vetëm informatave zyrtare dhe për çdo gjë të drejtohen në zyrën për informim në ShSKUK”, është theksuar nga Klinika Infektive për Klan Kosovën.