Bakllava Turke ( Receta gatimi nga Silvana Belishaku )
Receta e gatimit për bakllava turke është dërguar nga Silvana Belishaku 10 tetor 2013. Foto © Silvana Belishaku
PËRBËRËSIT
1 kg miell,
7 kokra vezë (4 të verdha, 3 të plota)
1 gotë me vaj ulliri,
1 gote e gjysëm me ujë,
pak fare kripë,
500 gr arra të qëruara,
700 gr gjalp,
lëkurë portokalli,
700 gr niseshte,
SHËRBETI:
2 kg sheqer,
1 litër ujë,
karafil dhe lëkura limoni
PËRGATITJA
1. Hedhim miellin në tepsi, në mes formojmë boshllëk, hedhim vezët, vajin, pak kripë dhe ujin të vakët, bëjmë brumin, më pas e mbulojmë me qeskë dhe me peshqir kuzhine, ngrohim pak furrën dhe e lemë brumin për 2 orë,
2. më pas e nxjerim, e ndajmë në 4 pjesë, çdo pjesë bëjmë nga 40 topa dhe i hapim me niseshte nga 10 të vogla dhe i bëjmë një petë të madhe sa tepsia, pasi kemi bërë 30 petë, bëjmë 10 të tjerat.
3. Si më sipër, nxehim furrën 200 gradë dhe pjekim 6 petë për 10 minuta. I shtrojmë në tepsi, 2 hedhim arrat e shtypura, më pas shtojmë të tjera, hedhim përsëri arrat dhe 2 të tjerat dhe arrat e mbetura, unë e bëra në tre shtresa,
4. mund ta bëni sipas dëshirës, më pas bëjmë 40 petët e fundit, të hapura 10 e nga 10, e presim, më pas hedhim gjalpin e tretur, e pjekim për 35 minuta në 200 gradë dhe më pas sa të marë ngjyrë i vendosim letër sipër, e lemë dhe 2 orë të tjera me 120 gradë, pasi është pjekur e lemë në furrë të kullojë.
5. Bejmë shërbetin: 2 kg sheqer,1 litër ujë, karafil dhe lëkura limoni, e ziejmë avash për 30 minuta në zjarr të ulët sa të trashet, ja hedhim bakllavasë të vakët dhe mbulojeni të regjet. Ju bëftë mirë
SHIKO.NEWS