TURQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi ku mësohet se 36-vjecari u vra me armë gjahu nga babai i tij. Mesohet se ky i fundit e vrau pasi e zgjoi për të shkuar në punë.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Izmirit në orën 8 të mëngjesit.
Pasi babai 72 vjecar e ka zgjuar për të ikur në punë i riu nuk ka dashur të shkojë në pune dhe ka debatuar me babain pasi ai punonte në një fabrikë celiku.
Pas konfliktit me njeri tjetrin babai e ka vrarë të birin me armë gjahu.
72 vjecari është arrestuar nga policia dhe pritet që të gjithë jetën ta kalojë në burg