Avokati Besnik Berisha: Infermierja s’kishte kontratë pune ja sa mund te denohet nga gjykata

Avokati Besnik Berisha ka treguar në Politiko se infermierja e arrestuar sot nga policia e Kosovës për sulmin ndaj një gruaje të moshuar në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë, nuk kishte kontratë pune me këtë institucion privat. Madje sipas Berishës, e njëjta minimumi mund të dënohet me gjashtë muaj burgim, shkruan Gazeta10.

‘Për veprën penale të sulmit, infermierja e arrestuar minimumi mund të dënohet me gjashtë muaj burgim. Të tjera të dyshuara mund të dënohen pse nuk e kanë lajmëruar rastin dhe ato duhet të përgjigjen për këtë. Madje infermierja e arrestuar për dhunë ndaj të moshuarës nuk kishte as kontratë pune me këtë qënder”, tha Berisha në Politiko.

Shiko videon: