Avioni i WizzAir niset nga Tirana për Londër shikoni ku perfundon dhe ben ndalesen avioni

Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Avioni i linjë WizzAir në datën 1 janar 2023, me destinacion Londrën, i nisur nga Rinasi, ka bërë një ndalesë në Greqi, pasi në bord ka pasur disa shtetas me pasaportë greke.

Lajmin e bën të ditur gazetari i BBC dhe Top Channel Ben Manaj, që e ka denoncuar këtë fakt në rrjetin social facebook.

“E pabesueshme! Sot në linjën e Wizzair Tiranë-Londër, avioni në vend që të nisej drejt Londrës, për katër grekë ka fluturuar fillimisht drejt Selanikut, përkundër zemërimit të pasagjerëve! Kjo ndodh vetëm me pasagjerë shqiptarë! Ose kjo është pjesë e Pakos se Madhe për shqiptarët që trajtohen si asnjë komb tjetër! Mirë që s’ka pasur ndonjë pasagjer për Ruanda! A ka shtet që i mbron shqiptarët!?! Une e di përgjigjen! Nëse e dini, ma konfirmoni gjithësesi!” shkruan Manaj i irrituar në rrjetin social facebook.

Por më pas, komentuesit, kanë nxjerrë edhe itinerarin e lëvizjes së avionit. Dhe siç e evidenton njëri prej tyre, me “FlightRadar24” tregohet fare qartë lëvizja e linjave WizzAir në të gjitha ditët. Dhe janë të shënuara me ngjyrë jeshile. Vetëm për ditën kur avioni ka ndaluar fillimisht në Selanik dhe pastaj është drejtuar në Londër, është me ngjyrë gri, duke shtuar akoma më shumë dyshimet për këtë lëvizje të paplanifikuar.

“Mos kanë fluturuar off-record këta, se nuk mund të ketë shpjegim tjetër” shkruan një prej komentuesve.

Nuk është hera e parë që ka problematike me këto linja lowcoast. Madje, shumë klientë ankohen edhe për vonesa apo mosnisje në orar. Por për të pasur një reagim, duhet të gjithë pasagjerët të plotësojnë ankesat e tyre në institucionet përkatëse për të marrë masat.