Një 39-vjeçare punonjëse e administratës publike ka rënë në pranga të policisë pasi ka mashtruar disa qytetarë duke I premtuar grante nga AZHBR në këmbim të një ryshfeti mijëra eurosh.
Viola Sterjo u ndalua me vendim gjykate që e la në masën arrest në burg për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda. Nga hetimet e kryera rezulton se në periudhën mars-nëntor 2020, nëpërmjet mashtrimit Viola Sterjo dyshohet se ka përfituar në qytetin e Korçës, një shumë të konsiderueshme monetare, me qëllim ndikimin e saj në institucione shtetërore.
Konkretisht prokuroria e Korçës ka marrë kallëzimin e një qytetari që pronën e tij në Voskopojë donte të zhvillonte duke ndërtuar një hotel dhe Viola Sterjon, punonjëse e AKSH-it në atë kohë, e cila i kishte premtuar se do të ndërhynte tek AZHBR për të përfituar një grant kundrejt ryshfetit prej 57 mijë eurosh. Po ashtu një qytetar nga Pogradeci kallëzoi se kishte paguar rreth 37 mijë euro punonjëses për të ndërhyrë tek AZHBR që të përfitonte një grant prej 1. 2 milion euro për të ndërtuar një bujtine.
Me të njëjtin premtim ajo I ka marë para 90 mijë euro dy personave që do të ndërtonin një resort në Voskopojë duke u premtuar një grant 2 mln euro. Kur granti nuk u fitua pasi as nuk ishte bërë aplikim në emër të tyre, ajo I ktheu ortakëve vetëm 20 mijë euro
Një tjetër qytetar nga Korça sipas Prokurorisë së Korçës i ka dhënë Sterjos 160.000 euro pasi ajo i ka premtuar një grant prej 2.2 milion euro. Granti nuk u fitua dhe qytetari kërkoi ryshfetin mbrapsht për Viola Sterjo refuzoi duke I premtuar një grant 4.5 mln euro.
Top Channel